Spinazzola falënderon dhe tifozët shqiptarë: Këta njerëz më inspirojnë!

Leonardo Spinazzola luajti vetëm disa minuta në fraksionin e dytë, po la një impakt pozitiv. Mbrojtësi i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë dha një intervistë për mediat italiane ku falënderoi edhe tifozët shqiptarë të Romës që ishin në stadium.

“Roma është kampione dhe kjo është ajo që ka më tepër rëndësi për mua. Po mundohemi të shijojmë këtë publik të mrekullueshëm. Tifozët për mua kanë qenë vendimtarë që kur u dëmtova, por edhe në muajin e fundit që nisa të shijoja fushën.

Janë fantastikë si gjithmonë, por duhet të përgëzoj edhe shokët e skuadrës sepse luftuan në çdo pëllëmbë të fushës për të arritur suksesin në këtë finale kaq të rëndësishme për të gjithë ambientin roman”, deklaroi lojtari i krahut të majtë”, deklaroi Spinazzola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?