Sporti në Itali ngrin, Serie A në ”karantinë”

Përhapja e virusit kinez në Itali, ka ngrirë edhe sportin. Serie A tashmë do të duhet të dorëzohet përballë epidemisë koronavirus që është përhapur me ritme të shpejta në veri të vendit fqinj. Pas shtyrjes së një sërë takimesh të javës 25-të, Federata Italiane e Futbollit po mendon të njëjtën zgjidhje edhe për ndeshjet e radhës, ku është përcaktuar edhe sfida direkte e titullit, Juventus-Inter.

Një propozim i tillë u mbështet nga ana e Juventusit që ishte kundër idesë së shtyrjes së ndeshjes. Zhvillimi i kësaj ndeshjeje vendimtare, të dielën në mbrëmje i intereson edhe zikaltërve, të cilët kanë nisur të shqetësohen për ndeshjet e ngjeshura që e presin në vazhdim.

Inter-Ludogorts, takimi i vlefshëm për Europa League rrezikon të luhet në fushë neutral dhe pa praninë e tifozëve ndërsa përballja e prapambetur me Sampdoria do të luhet më 20 maj, katër ditë përpara javës së fundit të kampionatit ose do të zërë vendin e gjysmëfinales së kthimit ndaj Napolit, javën e ardhshme, me këtë të fundit që do të spostohet në një tjetër datë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?