Sporti shqiptar në zi, Ylli Tare humbet luftën pas 2 muajsh betejë me Covid
Një tjetër humbje e dhimbshme në luftën me Covid-19. Ndahet nga jeta në moshën 77 vjeçare Ylli Tare, një zyrtar i njohur dhe i respektuar në shërbim të sportit dhe futbollit.
Pas dy muajsh luftë me sëmundjen, zemra e tij pushoi së rrahuri. Ylli Tare ka qenë një ndër zyrtarët më të njohur, me një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar ndër vite.
Ai ka qenë për shumë vite drejtor i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare dhe drejtor i Stadiumit Kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyera për profesionalizmin dhe dashurinë ndaj sportit dhe futbollit në veçanti. Komuniteti i futbollit dhe i sportit do ta ndjejë thellë humbjen e tij dhe do ta kujtojë gjithmonë.
KOHA JONË SONDAZH

