Sportisti bën pritjen e jetës, shpëton djalin që hidhet nga kati i tretë (VIDEO)

Ish-sportist në futbollin amerikan Phillip Blanks është bërë protagonist i një prej pritjeve më të rëndësishme të karrierës së tij. Kjo nuk ka ndodhur në fushë, por jashtë një ndërtese, e cila kishte marrë zjarr. Djaloshi u transformua në hero, duke shpëtuar një fëmijë.

Ndërtesa ishte në zjarr kur nëna e djalit në dëshpërim vendosi që ta hidhte nga kati i tretë për ta shpëtuar. Në atë kohë Blanks, një ish pritës në Saddleback College mbërriti në kohë për ta shpëtuar.

Për fatin e keq, Phillip, i cili ka punuar si marins në SHBA, nuk ka mundur që t’i shpëtojë jetën nënës së djalit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP