“Sportmediaset” vlerëson Bajramin: I disiplinuar dhe mesfushor sulmues punëtor
Nedim Bajrami realizoi golin e parë sezonal në kampionatin italian të futbollit. 24-vjeçari nga Tetova, shtangu Interin dhe portierin Yann Sommer me goditjen e tij të fortë.
Goli i lojtarit të kombëtares shqiptare, nisi përmbysjen e Sassuolos, që siguroi tri pikë fantastike në “San Siro”, duke i shkaktuar skuadrës së Simone Inzaghit humbjen e parë.
“Bajrami 7 – Shumë i disiplinuar në detyrën që i ka ngarkuar Dionisi, atë të prishjes së aksioneve që nisin nga Calhanoglu. Një mesfushor sulmues punëtor që bëhet sulmues në fillimin e pjesës së dytë kur shënon golin për barazimin 1-1”, shkruan Sportmediaset.
KOHA JONË SONDAZH

