Stadiumet në Bundesligë drejt mbylljes, pa tifozë edhe Bayern-Barcelona

Bayerni Munich me shumë mundësi do ta presë Barcelonën pa spektatorë në ndeshjen e kthimit në Champions League dhe që do të luhet javën e ardhshme. Zyrtarizmi pritet të vijë së shpejti nga guvernatori i Bavarisë dhe që pritet të bëjë të ditur mbylljen e stadiumeve për shkak të emergjencë së Covid në Gjermani.

Rritja e rasteve të shumta për shkak të variantit të ri ka bërë që të merren dhe masa të reja. Guvernatori i Bavarisë, Markus Soder ka thënë se vendimi i tij do të ndalojë tifozët që të ndjekin ndeshjet në stadium.

Soder nuk ka thënë një datë se kur do të futet në fuqi vendimi. Javën e ardhshme Bayerni do të presë Barcelonën më 8 dhjetor, një ndeshje që do të vendosë shumë për fatin e klubit katalanas në Champions. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP