Stadiumi i Napolit merr emrin e Maradonës, e konfirmon edhe De Laurentiis
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar së fundmi se stadiumi “San Paolo” do të marrë “Diego Armando Maradona”. Numri një i “Të Kaltërve” e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një letre, pas ndarjes nga jeta legjendës së Argjentinës.
“I dashur Diego, na ke lënë një shembull të një burri me gjithë brishtësinë e tij, forcën e tij, dashurinë e tij të plotë për jetën dhe për njerëzit. Një kampion unik dhe i papërsëritshëm. Dobësitë, njollat, gabimet e tua janë të barabarta me madhështinë tënde të madhe dhe anulohen për të formuar një mit
Unë mendoj se t’ia vendosësh ‘San Paolos’ emrin tënd, është gjëja e duhur, në mënyrë që të vazhdosh me ne si një demonstrim i rrugës së shkëlqimit që ka marrë kjo skuadër nga ty. Vitet tuaja në Napoli janë të paharrueshme në kujtesën e napolitanëve. Simbol i një dëshire për hakmarrje dhe një ringjallje e përmalluar. Faleminderit Diego, ju jeni këtu dhe do të qëndroni me të gjithë ne.”, shkruan De Laurentiis në letrën e tij.