Stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin e Fadil Vokrrit, kreut të FFK-së që ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeçare.

“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozicion që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri!”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

SHKARKO APP