Stadiumi i ri nuk i reziston dot motit të keq, dëmtime të mëdha te pjesa e jashtme

Stuhitë në orët e fundit kanë sjellë probleme të mëdha në Shqipëri.

Nga moti i keq e ka pësuar edhe stadiumi i ri kombëtar, “Air Albania”, i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme në fasadën e jashtme.

“Ora News” sjell pamje nga dëmtimet, teksa ka shtuar se ka nisur puna për rikonstruksionin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak kohë pas inagurimit të stadiumit kombëtar, fasada ka pësuar dëmtime pas motit të keq dhe stuhive të shiut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fasada ka pësuar dëmtime në pjesën e kollonave si dhe xhamave. Një grup punëtorësh kanë nisur punën për të rikonstruktuar këtë pjesë.

Ndërkohë përveç pjesës së fasadës së jashtme, punëtorët po kryejnë punime edhe në ambientet e brendshme, pasi pavarësisht inagurimit nuk kanë mbaruar punimet në stadiumin kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?