Stadiumi i ri, Partizani njofton tifozët për ditën e përurimit
Partizani gati të përurojë stadiumin e ri. Klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, ka lajmëruar se ndeshja turit të parë të Kupës së Shqipërisë, përballë Orikut, do të luhet pikërisht në kompleksin e ndërtuar në Tufinë.
Përballja me skuadrën e qytetit të Orikumit është programuar për t’u luajtur këtë të mërkurë, në orën 15:00. Pamjet e shpërndarë nga klubi i kuq tregojnë kushtet e shkëlqyera të stadiumit të ri, që mund të akomodojë deri në 4 mijë spektatorë.

KOHA JONË SONDAZH

