Stadiumi i Vorës drejt transformimit, vijojnë punimet për tribunën e re qendrore

Punimet për ndërtimin e tribunës së re qendrore në stadiumin e qytetit të Vorës po vijojnë me ritme të larta.

Ndërhyrjet parashikojnë rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambientet për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit.

Aktualisht janë hedhur themelet e strukturës, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë faza e betonimit të plintave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë që synon të transformojë plotësisht infrastrukturën e stadiumit dhe t’i japë një pamje të re dhe moderne në prag të edicionit të ri futbollistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?