Stadiumi i Vorës nesër hap dyert, gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare

default

Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit. Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.

Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës. I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.

Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale. Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Futbolli rikthehet në Vorë! Impianti modern gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?