Stanozololi, substanca e “mallkuar” që ka penalizuar kampionët në peshëngritje

Në momentin kur u duk se peshëngritja sërish arriti në nivele të larta pas medaljeve të Romela Begajt, ka ardhur sërish goditja e radhës. Peshëngritësja shqiptare ka rezultuar pozitive në testin e parë anti-doping ndaj substancës stanozolol, e njëjta për të cilën Begaj u dënua pak vite më parë.

Por çfarë është konkretisht stanozololi? Ajo është një substancë sintetike, e cila merret nëpërmjet rrugëve orale ose injektimeve në muskuj dhe në pacientët normalë përdoret kryesisht për kurimin e anemisë.

Stanozololi ndihmon në rritjen e masës muskulare, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Përdorimi i kësaj substance te njerëzit lejohet që prej vitit 1962, ndërkohë që prej vitit 1974, IOC e ka vlerësuar atë si një substancë të ndaluar nga sportistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me stanozolol kanë rezultuar pozitivë në të kaluarën dhe kampionë të mëdhenj si Ben Xhonson, që humbi titullin olimpik në garën e 100 metrave në Olimpiadën e Seul 1988, apo rusja Olimpiada Ivanova, e cila u pezullua për dy vjet në vitin 1997 dhe iu hoq medalja e argjendtë në Botërorin e Atletikës në garën e 10 mijë metrave. Ndërkohë që pozitiv me këtë substancë ka qenë edhe peshëngritësi Daniel Godelli. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?