Starton Champions League, përballjet e sotme
Sot në mbrëmje do të nisë kompeticioni më i rëndësishëm europian në rang klubesh, UEFA Champions League.
Të martën mbrëma do të vihen përballë skuadrat në kuadër të grupeve A, B, C dhe D, ku pa dyshim kryendeshja pritet të jetë përballja në Francë mes PSG-së dhe Arsenalit.
Barcelona udhëton drejt Celtic, Bajerni i Mynihut pret FC Rostov, ndërsa Manchester City luan ndaj Borussia Moenchengladbachut.
Disa prej ‘yjeve’ të gjigantëve europianë nuk do të luajnë për shkak dëmtimesh ndërsa edhe Messi është në dyshim ku pritet të aktivizohet vetëm disa minuta.

KOHA JONË SONDAZH

