Starton edhe futbolli i femrave/ Kalendari i plotë për sezonin 2020-21
Është hedhur në ambjentet e “Air Albania” Stadium, shorti i kampionatit kombëtar të futbollit të femrave për edicionin 2020-2021.
Në shortin e drejtuar nga specialistët e Sektorit të Garave, Eraldi Shera dhe Endi Hyka, ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve dhe mediat, të cilëve i uruan suksese në këtë edicion të ri që është në prag.
Kampionati i 12-të i futbollit të femrave ka pësuar disa ndryshime këtë edicion duke parë që marrin pjesë për herë të parë në histori skuadrat e Tiranës, Partizanit, Lushnjes dhe Skënderbeu që është rikthyer në garë.
Kampionati është i përbërë nga 12 skuadra dhe do zhvillohet në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë 22 ndeshje.
Java e parë do të luhet këtë fundjavë dhe këto janë çiftet:
AAS – Bilisht Sport
Tirana AS – Partizani
Juban Danja – Teuta
Lushnja – Vllaznia
Tirana – Kinostudio
Skënderbeu – Apolonia
Kalendari i plotë;