STATISTIKA/ 18 gola në vitin 2020, asnjë si Cristiano Ronaldo në Europë
Numrat flasin shumë qartë. Nëse ka një futbollist që komandon Juventusin, ai është Cristiano Ronaldo. Ditën e djeshme në “Allianz Stadium”, sulmuesi portugez shënoi një dopietë nga pika e bardhë, duke e afruar klubin torinez edhe më pranë titullit. Dy gola për të festuar 2-vjetorin e mbërritjes te Juventusi (10 korrik 2018).
Për asin portugez bëhet fjalë për dopietën e dytë me penallti në Seria A, pas asaj ndaj Fiorentinës. Deri më tani ka realizuar plotë 18 gola në vitin solar 2020, 3 më shumë se çdo futbollistë tjetër në 5 kampionatet kryesore.
Në total ka shënuar 28 gola në 28 ndeshje sezonale. 6 golat e fundit të shënuar në “Allianz Stadium”, janë shënuar me goditje të lirë (penallti ose goditje dënimi). Klasifikimi i golashënuesve në Seria A komandohet nga Ciro Immobile me 29 gola, ndërkohë që Cr7 ka shënuar vetëm një më pak, por me 11 penallti, aq sa edhe sulmuesi i Lazios.
Ronaldo për momentin është vetëm 6 gola nga Lewandowski, i cili udhëheq klasifikimin e golashënuesve më të mirë në Europë. /R.Lika-Koha Jone/