Statistika/ Barcelona ka larguar sulmuesin më të shpejtë të skuadrës
Duket paradoksale, por lojtari më i shpejtë te Barcelona në sezonin 2019-20, është Carles Pérez. Futbollisti aktual i Romës regjistroi shpejtësinë 34.67 km/orë duke qenë sprintieri më i mirë i ekipit.
Në vendin e dytë qëndron Braithwaite 34.6 km/h, Dembelé 34.6 km/h, Semedo 34.5 km/h dhe Piqué 34.1 km/h. Rasti i sulmuesit danez është kurioz, teksa ai e arriti këtë shpejtësi që në ndeshjen debutuese kundër Leganes.
Në La Liga në krye qëndron Fede Valverde (35.1 km/h), Pedrosa (35.1 km/h), Oscar (35 km/h), Hernani (35km/h) dhe Alex Moreno Braithwaite, Canales, Ferran dhe Llorente qëndrojnë më pas me 34.9 km/h. /R.Lika-Koha Jone/