Statistika/ Berisha në Top 5 portierët më të mirë në Europë

 

Etrit Berisha po kalon një sezon të vështirë te Spal. Pavarësisht se është më i miri thuajse në çdo ndeshje, skuadra e tij pëson shumë gola, duke humbur shumë pikë gjatë sezonit.

Berisha listohet si portieri i 3-të në “Top 5” kampionatet më të mirë të Evropës për sa i përket pritjeve të bëra gjatë këtij sezoni.

31-vjeçari ka kryer plot 107 pritje këtë sezon, më shumë se çdokush tjetër në Serie A. Sa i përket “top 5” kampionateve, vetëm Dubravka (Newcastle) dhe Aitor (Levante), kanë bërë më mirë se portieri i kombëtares sonë.

SHKARKO APP