Statistika e frikshme e 19-vjeçarit Haland, ka bërë shumë më mirë se Messi e Ronaldo
Erling Haaland është ylli i futbollit botëror. Sulmuesi norvegjez, po kalon një sezone përtej pritshmërive, duke vendosur emrin e tij në elitën e futbollit evropian. Me dy golat e realizuar ndaj Napolit, ai arriti në kuotën e 20 golave sezonal.
Personaliteti që ka treguar 19-vjeçari, me një fizik dhe një teknik për t’u pasur zili, ai ka qenë shumë potent. Sulmuesi i Salzburgut po e shijon më së miri lojën e ekipit të tij. Besojeni ose jo, por Haaland ka bërë deri më tani më mirë se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Për të shënuar 6 gola në Champions League, i janë dashur 3 ndeshje, Messit 17, ndërkohë që rekordmenit Ronaldo i janë dashur 32 ndeshje për të arritur atë shifër.
Një statistikë e frikshme që të lë të kuptosh se e ardhmja e bomberit norvegjez do të jetë e madhe. Fakti që ai ka bërë shumë mirë deri më tani në kompeticionin më të rëndësishëm për klube e bën pretendent për vlerësimin final. /R.Lika-Koha Jone/