Statistika e pabesueshme, Liverpooli dhe Chelsea kanë të njëjtat rezultate në 5 sfidat e para

Liverpooli dhe Chelsea kryesojnë Premier League me pikë të barabarta, por dhe me golaverazh të njëjtë. Të dyja skuadrat kanë arritur të kenë të njëjtin rezultat në çdo javë në këto 5 ndeshjet e para, përfshirë dhe ndeshjen e tyre direkte ku barazuan 1-1.

Në javën e parë Liverpooli fitoi 3-0 ndaj Norwich, të njëjtën gjë bëri edhe Chelsea ndaj Crystal Palace. Në javën e dytë Të Kuqtë mundën 2-0 Burnley-in, ndërkohë që Blutë e Londrës me të njëjtën rezultat Arsenalin. Për të kaluar te java e tretë, ku të dyja ekipet barazuan 1-1 mes tyre.

Në javën e katërt, skuadra e Jurgen Kloppit arriti të merrte një sukses 3-0, po ashtu edhe Chelsea. Në javën e pestë, Liverpooli fitoi sërish 3-0, edhe Blutë e Londrës sërish triumfuan me të njëjtin rezultat.

  • Java 1

Chelsea 3-0 Crystal Palace

Norwich 0-3 Liverpool

  • Java 2

Arsenal 0-2 Chelsea

Liverpool 2-0 Burnley

  • Java 3

Liverpool 1-1 Chelsea

  • Java 4

Chelsea 3-0 Aston Villa

Leeds 0-3 Liverpool

  • Java 5

Liverpool 3-0 Crystal Palace

Spurs 0-3 Chelsea

 

 

SHKARKO APP