Statistikat e CIES/ Impakti i golit të parë, Bylis udhëheq në Superiore

Observatori Botëror i Futbollit (CIES), i specializuar në studimin e statistikave ka publikuar studimin e radhës. Së fundmi është marrë në shqyrtim impakti i golave të parë të shënuar nga skuadrat nga janari i vitit 2015 deri në dhjetorin e 2019. Në analizë janë marrë 92 divizionet e para në të gjithë botën, teksa pjesë e saj është edhe Kategoria Superiore.

Skuadra më e mirë në Shqipëri në këtë aspekt është Bylis. Ballshiotët kanë fituar 72 nga 81 ndeshje ku kanë kaluar të parët në avantazh, duke arritur  vlerën 88.9%. Më pas vjen Skënderbeu me 89 suksese në 104 duele, ndërkohë që podin e mbyllë Partizani me 79 fitore në 96 sfida.

Kukësi ka fituar vetëm 79 për qind të sfidave ku ka kaluar fillimisht në avantazh, ndërkohë që edhe më keq është Tirana me vetëm 75. Nga ekipet e Superiores më keq është Flamurtari që mban vendin e fundit, vetëm me 65 për qind të ndeshjeve të fituara. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP