Statistikat e CIES, ja skuadrat që fitojnë më shumë penallti në Europë

Seria A është kampionati ku akordohen më shumë penallti në Europë. Sipas statistikave të fundit të publikuara nga CIES, observatori i futbollit, janë marrë në konsideratë tri sezonet e fundit.

Në shqyrtim janë marrë kampionatet në Angli, Spanjë, Gjermani, Itali dhe Francë. Në Seria A jepen më shumë penallti 367, një në çdo 249 minuta, më pas vijnë Ligue 1 me 357, La Liga 346. Bundesliga dhe Premier League qëndrojnë më poshtë me vetëm 247 11-metërsha.

Nëse marrim në konsideratë kampionatet e tjera, në krye qëndron kampionati polak me penallti çdo 230 minuta, ndjekur nga ai Ukrainas me një minutë me shumë dhe serbi me 3 minuta më shumë. Në Norvegjezi janë vërshëllyer më pak penallti, një në çdo 389 minuta.

Nga ekipet e njohura, Lazio qëndron në krye të listës me 31 penallti që nga viti 2917 (çdo 296 minuta), ndjekur nga PSG (çdo 320 minuta). /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP