Statistikat e përballjeve me Andorrën, Shqipëria e nis si favorite
Sonte në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë në Andorra për sfidën e parafundit në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, një ndeshje që mund të hyjë në histori për kuqezinjtë.
Një fitore ndaj Andorrës, e kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do t’i siguronte zyrtarisht Shqipërisë vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në play-off, pa qenë nevoja të pritet sfida e fundit ndaj Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania” (ora 18:00).
Statistikat e përballjeve
Kjo do të jetë përballja e nëntë në histori mes Shqipërisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë renditen në vendin e 61-të në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur me pesë pozicione pas suksesit në Beograd muajin e kaluar, ndërsa Andorra ndodhet në vendin e 172-të.
Në tetë ndeshjet e mëparshme:
Shqipëria ka 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Takimi i parë u luajt më 6 shkurt 2000 në Maltë, ku kuqezinjtë fituan 3-0 me golat e Edmond Dalipit, Rudi Vatës dhe Johan Drizës.
Andorra mori fitoren e saj të vetme më 17 prill 2002 (2-0).
Ndeshja më e veçantë ishte barazimi 2-2 në “Elbasan Arena” në nëntor të vitit 2019.
Prej asaj kohe, Shqipëria ka regjistruar tre fitore radhazi, përfshirë edhe triumfin 3-0 më 24 mars 2024, në kualifikueset aktuale të Botërorit.
Në total, kuqezinjtë kanë realizuar 14 gola dhe kanë pësuar vetëm 4 kundër Andorrës.
KOHA JONË SONDAZH

