Statistikat e Superiores/ Sulmues që mbrojnë, mbrojtës që sulmojnë dhe mesfushorë që godasin portën
Futbolli i sotëm ka nevojë për lojtarë që dinë të bëjnë shumë gjëra. Sulmuesit që dinë vetëm të shënojnë apo mbrojtësit që mendojnë vetëm për mbrojtjen nuk mjaftojnë më. Për ekuilibrin e skuadrave duhen mbrojtës që prodhojnë gola dhe sulmues që arrijnë të ndihmojnë fazën e mbrojtjes. Sot kemi vendosur të analizojmë statistikat e Abissnet Superiores se cilët lojtarë arrijnë të bëjnë më shumë në të dyja fazat.
Mbrojtësit qendrorë
Avantazhi i Erjon Hoxhallarit të Tiranës ndaj kolegëve të tij të mbrojtësve qendrorë është aftësi për të realizuar gjuajtje të shkëlqyera nga goditjet standarde dhe kjo është arsyeja që e gjejmë atë në krye të kësaj renditjeje. Por interesant është fakti se edhe qendërmbrojtësit e Dinamos dhe Vllaznisë shpesh godasin portën, një shenjë kjo se skemat në goditje këndi dhe goditjeve të dënimit funksionojnë.
Mbrojtës krahu
Situata është e ndryshme për mbrojtësit e krahut, sepse në këtë aspekt ndikojnë shumë karakteristikat personale të aftësive sulmuese të lojtarëve. Shihet se Kukësi ka një armë më shumë te mbrojtësit e krahut në lojën e tij sulmuese.
Mesfushorët qendrorë
Cilët janë mesfushorët që depërtojnë më shumë në zonën e kundërshtarit pa top? Statistikat e topave të prekur në zonën e kundërshtarit çdo 90 minuta na ndihmon shumë për të kuptuar këtë aspekt shumë të rëndësishëm për shkak të paparashikueshmërisë së sulmit. E në këtë renditje ka edhe mesfushorë që gjuajnë shumë, por nuk hyjnë kurrë në zonë. Në këtë rast është shumë e qartë se karakteristikat personale dhe roli kanë një ndikim të madh.
Sulmuesit
Tani, të përmbysim konceptin: nëse mbrojtësit dhe mesfushorët duhet të sulmojnë, sulmuesit duhet gjithashtu të mbrojnë. Dhe në këtë aspekt, le të shohim se cilët janë sulmuesit që rikuperojnë më shumë topa. Nga ana tjetër, kjo statistikë ndikon edhe në aftësinë e skuadrës për të bëtë presing dhe për rrjedhojë përdorimin e sulmuesve në rikuperimin e topit. Jo vetëm kaq, një sulmues që rikuperon shumë topa është një tregues i rëndësishëm se sa shumë bashkëpunon lojtari sulmues në çdo fazë të ndeshjes në lojën ekipore. /Burimi: FSHF/