Statistikat e tmerrshme, Lionel Messi asnjëherë nuk ka qenë kaq keq sa te PSG
Me ndeshjet e fundit të luajtura të mërkurën e kaluar, Ligue 1 i dha lamtumirën 2021-ës. Padyshim që vëmendja e shumë tifozëve ishte përqendruar te performanca e PSG me yjet e rinj që e kanë përforcuar skuadrën në verë. Fundi i vitit kalendarik është pikërisht momenti i duhur për të bërë një bilanc, për atë që Lionel Messi ka bërë me fanellën e klubi parisien.
Një sezon i nisur me frena dore nga argjentinasi për shkak të dëmtimeve të lehta dhe përgatitjes fizike që deri më tani nuk ka qenë me mira e mundshme. Bilanci numerik i Leos me fanellën e PSG-së për momentin nuk është tamam emocionues. Në 16 ndeshjet e luajtura me parisienët, La Pulce shënoi vetëm 6 gola (gjithsesi 5 nga të cilët në Champions League), performanca më e ulët e karrierës së tij, që kur luan në nivele të larta.
Në fakt, vitin e kaluar, pavarësisht vështirësive, Messi kishte shënuar 10 gola para vitit të ri. Në vitet më të mira argjentinasi, deri në dhjetor kishte shënuar 35 gola (2012/13 ), 29 gola (2011/12) dhe 27 gola (2010/11). Me pak fjalë, në pjesën e dytë të sezonit, Lionel Messi duhet të bëjë paraqitje të tjera shumë më bindëse për të ndryshuar shumë më bindëse. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

