Statistikat e tmerrshme të Allegrit, 20 pikë më pak se në vitin e fundit në Torino
Max Allegri shihej si një shpëtim në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, por strategu deri më tani nuk ka mundur t’i ndihmojë. Pas javës së 17-të, Juventus do të renditej në vendin e 7-të, në kuotën e 28 pikëve, 12 pikë larg kreut. Në këtë rikthim, Allegrit i mungojnë jo pak por 20 pikë në raport me vitin e tij në fundit në Torino.
Pikërisht sulmi është pika e dobët e këtij ekipi, bardhezinjtë kanë shënuar afro sa gjysma e Inter. Ky është një fakt që kërkojnë ta ndryshojnë sa më shpejt të jetë e mundur, për këtë arsye merkato e janarit është e përqendruar totalisht në gjetjen e një pyke të re.
Përveç Icardi dhe Vlahovic në skenë del edhe emri i Martial, sulmuesi i Manchester United. Allegri 2 është me keq edhe sa Piro e Sarri, dy trajnerët e tjerë që drejtuan Juven pas largimit të tij. Tetë pikë më pak se Pirlo, gjithnjë duke i krahasuar në të njëjtën pikë të sezonit, dhe 14 pikë më pak se Sarri.
KOHA JONË SONDAZH

