Statistikat e “zeza” të Inter/ 1 fitore në 8 ndeshje, Handanoviç gol në çdo 2 gjuajtje në portë

Inter humb si vitin e shkuar, por nuk dim ë të fitojë. Vetëm një sukses (24 tetor ndaj Genoas) në 8 ndeshjet e fundit, gjë që nuk ndodhte që prej sezonit 1970/71.

DIFERENCËN E BËJNË BARAZIMET E SHUMTA – 5 në Champions League dhe 3 në Serie A që shpjegojnë 6 pikët e munguara në krahasim me vitin e shkuar.

“X” më i fundit erdhi dje ndaj Atalantas, ku nuk mjaftoi avantazhi i përkohshëm I Lautaro Martinez.

Handanoviç pëson gol në çdo dy goditje në portë: 11 pritje dhe 11 gola në Serie A, 5 pritje dhe 5 gola në Champions League. Shifra që tregojnë se kapiteni zikaltër tashmë është 36 vjeç.

Gjithësesi, slloveni nuk është problem i Inter, por rrezikon të bëhet një dhimbje koke plus për teknikun Antonio Conte, i cili e mori Interin jo për këto nivele.

SHKARKO APP