Statistikat/ Ja sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë nga mbështetje financiare për futbollistët e moshës 16-21 vjeç

Për të tretin vit radhazi, Federata e Futbollit zbatoi me sukses programin e incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen në Kategorinë e Parë.

Gjatë sezonit futbollistik 2024/2025, FSHF ka shpërndarë një fond prej 13,289,798 lekësh të rinj për klubet pjesëmarrëse në këtë kategori, konkretisht: Apolonia, Erzeni, Burreli, Kukësi, Korabi, Kastrioti, Vora, Valbona dhe Pogradeci.

Në total, për tre vitet e fundit, vlera e mbështetjes financiare të shpërndarë nga FSHF në kuadër të këtij programi arrin në 31,173,554 lekë të rinj, duke konfirmuar edhe një herë angazhimin për zhvillimin e futbollit të moshave dhe rritjen e bazës së lojtarëve të rinj në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?