Statistikat/ Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Ismajli është i pazëvendësueshëm te Torino

BOLOGNA, ITALY - OCTOBER 29: Ardian Ismajli of Torino FC during the Serie A match between Bologna FC 1909 and Torino FC at Renato Dall'Ara Stadium on October 29, 2025 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Statistikat konfirmojnë rëndësinë e Ardian Ismajlit në prapavijën e Torinos. Me mbrojtësin shqiptar në fushë, granatat kanë pësuar vetëm 7 gola në 7 ndeshje, me një mesatare prej 1 goli për takim. Një bilanc dukshëm më pozitiv krahasuar me ndeshjet e zhvilluara pa të.

Në mungesë të Ismajlit, Torino ka pësuar 18 gola në po aq ndeshje (7), duke e çuar mesataren në 2.57 gola të pësuar për ndeshje. Nga përllogaritja është përjashtuar sfida ndaj Genoas, ku lojtari shqiptar ishte në fushë vetëm për 30 minuta.

Pas 15 ndeshjesh të analizuara, shifrat nuk lënë vend për interpretime: Ismajli është një element që vendos rregull në mbrojtje dhe i jep më shumë stabilitet repartit difensiv. Prania e tij ndikon drejtpërdrejt në organizimin e skuadrës, veçanërisht në sistemin me tre mbrojtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, për të përfituar maksimalisht nga kjo skemë, Torinos i nevojitet një mbrojtës i majtë (me këmbë të majtë), i aftë të mbështesë manovrën dhe të shkëputet në fazën ofensive, ashtu siç funksionon në shumicën e mbrojtjeve me tre lojtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja pikë e dobët e Ismajlit mbetet menaxhimi i topit nën presion. Mbrojtësi kuqezi shpesh tregohet i nxituar në ndërtim, duke preferuar largime të shpejta në vend të një pasimi të kontrolluar. /R.Lika-Koha Jonw/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?