STATISTIKAT/ Një Juventus jo i Sarrit, shënon pak dhe pëson shumë
Massimiliano Allegri mbështeste idenë se mbrojtja është suksesi për të fituar kampionatin italian: kush pëson më pak gola, arrin para të tjerëve. Në fakt Juventus fitoi me këtë filozofi, me një ecuri të jashtëzakonshme. Ardhja e Maurizio Sarrit ishte një dëshirë e drejtuesve barazi që donin të ndryshonin në mënyrë radikale mentalitetin: të vazhdonin të fitonin duke u argëtuar, me një lojë ofensive dhe spektakolar. Trajneri i ri ndërkohë ende nuk ka gjetur formulën magjike për të blinduar mbrojtjen dhe për të ndihmuar repartin e avancuar.
Këtë gjë e vërtetojnë edhe numrat, teksa golat e pësuar janë 21 në 21 javë në Seria A, asnjëherë kaq shumë në 8 kampionatet e fituara. Shifrat që të habisnin më shumë kanë të bëjnë me golat e shënuar, vetëm 40, një numër shumë i ulët për lojën që aplikon trajneri Sarri.
Statistikat – Po të bëjmë një krahasim me 8 sezonet e fundit, këto janë numrat më të këqija të sulmit. Më keq ka bërë vetëm Conte në sezonin e parë (33 të shënuar, por vetëm 13 të pësuar), që kishte dyshen sulmuese Vucinin-Qualiarella.
Edhe Allegri ka bërë më dobët në sezonin e dytë, me 38 gola të shënuar dhe 15 të pësuar, por më pas erdhi një ecuri e frikshme. Numrat e këtij sezonit, duket sikur nuk janë të Napolit, pasi Napoli i tij në sezonin 2016-17, e mbylli me 94 gola të shënuar.
Mesfushorët shënojnë pak- Juventus sheh pak nga porta edhe pse ka në skuadër një futbollist si Cristiano Ronaldo që ka shënuar 17 gola në kampionat. Tridenti i mrekullive ka shënuar në total vetëm 27 gola. Problemi kryesor duket se lidhet me mesfushën. Për shembull. Krejt ndryshe nga më parë, deri më tani janë shënuar vetëm 4 gola nga ky repart. 3 gola ka realizuar Pjanic dhe një nga Ramsey. Në Seria A mungon ende në apel Douglas Costa, Cuadrado dhe Bernardeschi, të cilët kanë shënuar secili nga një gol në Champions League. Mungon një kontribut më i madh prej tyre, si në kohën kur luanin Vidal, Pirlo dhe Pogba. /Rozalb Lika-Koha Jone/