Statistikat shqetësuese të Milanit, nuk shënon prej 3 ndeshjesh
Debutimi i Zlatan Ibrahimoviç nuk ishte i mjaftueshëm për të larguar Milanin nga momenti i vështirë që po kalojnë prej disa muajsh. Pasditen e djeshme, në një “San Siro” të mbushur me entuziazëm për rikthimin e suedezit, skuadra e Piolit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Sampdorias së Ranierit, që pati mundësi të mira shënimi.
Milani nuk fiton prej 3 ndeshjesh, por mbi të gjitha nuk shënon prej 3 ndeshjesh, gjë që është mjaft shqetësuese, dhe që e bën edhe më të rëndësishëm futjen e menjëhershme të Ibrahimoviç, i cili përveç karizmës së tij do të duhet të të sjellë edhe golat që mungojnë. Në 270 minutat e fundit të luajtura (kundër Sassuolos, Atalantës dhe Sampdorias) Milani nuk e ka gjetur asnjëherë golin, pavarësisht 49 tentative dhe 16 gjuajtjeve në portë.
Një mungesë konkretizimi që shqetëson së tepërmi trajnerin Stefano Pioli, teksa sulmuesit e kuqezinjve duket se e kanë humbur sensin e golit. Në 3 ndeshjet e fundit, Milani ka krijuar mundësi shënimi, por nuk ka pasur agresivitetin e duhur për të konkretizuar mundësitë
Në 18 javët e para, kuqezinjtë kanë shënuar vetëm 16 vogla, teksa në kampionatin italian vetëm 3 skuadra kanë shënuar me pak se ata: Udineze, Sampdoria dhe SPAL, të cilët gjendet në vendet e fundit të tabelës së renditjes. Madje edhe në ndeshjet e luajtur në shtëpi, futbollistët e Milanit kanë gëzuar vetëm 7 herë tifozët e tyre në 9 ndeshje në total.
Me pak fjalë, Zlatan Ibrahimoviç ndoshta do të duhet të punojë jashtë orarit menjëherë për të arritur formën më të mirë dhe për të ndihmuar këtë Milan, që nuk përbën frikë për askënd dhe po kalon një moment shumë të keq. /Rozalb Lika-Koha Jone/