Statistikat/ Strakosha sfumon kritikat, me numra të frikshëm këtë sezon
Një nga lojtarët e Lazios që vihet më shpesh në bankën e të akuzuarve, veçanërisht nga tifozët, është Thomas Strakosha. Portieri bardhekaltërve është kritikuar mbi të gjitha, për mungesën e sigurisë në daljet nga porta, teksa është konsideruar përgjegjës në pësimin e shumë ndeshjeve.
Megjithatë, shumë kritika duken të padrejta nëse merren parasysh statistikat e publikuara nga “Lazio Page”. Portieri i kombëtares sonë, ka arritur në një mesatare prej 3.5 pritjesh për ndeshjes. Këtë gjë nuk e ka arritur asnjëherë në karrierën e tij. Kujtojmë që në sezonin e fundit bënte 2.7 pritje për ndeshje, ndërkohë që dy sezone më parë kishte arritur në mesataren 3 pritje për ndeshje, të ngjashme me një vit më parë (2.9).
“E kam pritur gjithmonë nga Strakosha këtë shpërthim cilësor. Gjatë sezonit ka pasur edhe ulje e ngritje të formës së tij. Po përmirësohet dhe Lacio mund të ketë një portier për dhjetë vitet e ardhshme”, ka deklaruar së fundmi Balotta për portierin kuqezi. /R.Lika-Koha Jone/