Stazhilla bën heroin te Laçi, Vllaznia frenohet nga skuadra kurbinase (VIDEO)

Vllaznia dhe Laçi janë ndarë në një barazim pa gola në duelin e javës së 19-të. Në “Loro Boriçi” pjesa e parë flet më shumë për skuadrën kurbinase që do t’i afrohej dy herë golit me Grecën dhe Kyrian Nwabueze.

Pjesë e dytë është më e mirë për Vllazninë, teksa fillimisht është Malota që rrezikon portën e Stazhillës. Disa minuta më pas Shtubina i afrohet shumë golit me një goditje që përfundoi ngjitur me shtyllën.

Rasti më i artë vjen 10 minuta nga fundit. Pas një harkimi nga e djathta e Gurishtës, Gilman Lika godet bukur me kokë, por topi ndalet nga shtylla, pas devijimit nga portieri Stazhilla. Ky barazim e mban Vllazninë në vendin e 7-të me 27 pikë, po aq sa Skënderbeu, ndërkohë që Laçi ruan vendin e katërt. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP