Stephen Curry nuk përmbahet, Warriors fiton ndaj Houston
Golden State Warriors dhe Houston Rockets dhanë spektakël në takimin e parë të serisë së finaleve të Konferencës së Perëndimit që u zhvillua në Oracle Center të Oaklandit, ku kaliforninanët triumfuan me rezultatin 110 – 106, falë një Stephen Curry të papërbmajtshëm me 34 pikë 5 asist dhe 6 topa të kontrolluar nën tabelë. 28 pikë, 9 asist dhe 11 Ribaund të James Hardenit nuk u mjaftuan Rockets, që tashmë duhet të mbledhin forcat për takimin e dytë. Houston e nisi mirë takimin duke kryesuar 9-2, por disa gjuajtje radhazi të sakta të Klay Thomson kthyen shumë shpejt ekuilibrat. Gjithsesi perioda e parë ishte më e mirë për Rockets, dhe përfundoi 31-24 në favor të teksanëve. Dwight Howard e coi në 42-33 rezultatin në perdioën e dytë, por Thomson e ngushtoi shumë shpejt diferencën pac caste më vonë. Në minutat e fundit të pjesës së parë Warriors u treguan tepër të saktë duke shkuar në pushim me një avantazh prej 3 pikësh, me tabelën elektronike që shënonte 58-55.
Perioda e tretë ishte krejtësisht e ekulibruar, madje në një moment rezultati i barazua në 71-71, gjithsesi Warrios e mbyllën këtë periodë me 5 pikë avantazh, 84-79.
Perioda e fundit nisi me një kosh të Livingston të Golden State, ndërsa Harden pak minuta më vonë e ngushtoi në vetëm një pikë diferencën. Në këtë periodë Hoston arriti ta barazonte dy herë takimin në 95:95 dhe 97:97, por Warrios të shtyrë edhe nga publiku vendas e mbyllën takimin 110 – 106 dhe tashmë kryesojnë 1-0 në serinë prej shtatë ndeshjesh të finaleve të Konferencës së Perëndimit.
KOHA JONË SONDAZH

