Stërvitja e frikshme e Son në ushtri, me gaz lotsjellës dhe zjarr (FOTO LAJM)
Në Korenë e Jugut të gjithë meshkujt janë të detyruar të bëjnë 21 muaj shërbim ushtarak, por sulmuesi i Tottenhamit, Son Hueng-Min ia hodhi paq, pasi shënoi golin që i dha vendit medaljen e arit në Lojërat Aziatike në vitin 2018.
Megjithatë sulmuesi Korean nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi 4-javëshit të karantinës dhe pak ditë më parë u kthye në atdheun e tij, për të kryer detyrat shtetërore, ndërsa tani po vijon stërvitjen intensive.
Mediat koreane raportojnë se gjatë periudhës së karantinës, ushtarët trajnohen të përdorin armët, ekspozohen ndaj gazit lotsjellës dhe bëjnë stërvitje të ndryshme kimike, biologjike, bërthamore dhe e radiologjike.
BBC ka publikuar pamje dhe imazhe nga ditët e vështira të karantinës, që po kalon sulmuesi i Tottenhamit në atdheun e tij, në Korenë e Jugut.