Stoichkov zbulon arsyen se përse nuk do e intervistojë kurrë Ronaldon

Që nga koha që ka nënshkruar kontratën me kanalin televiziv në Miami, Univision, ai ka intervistuar shumë futbollistë, por në mesin e tyre nuk figuron ende CR7. Po flasim për legjendën Hristo Stoichkov, i cili së fundmi ka dhënë arsyen e këtij vendimi në një intervistë për “Mundo Deportivo”.

“Kam bërë shumë intervista, ndaj dhe mund të kem grumbulluar disa DVD, por nuk do të intervistoj Cristiano Ronaldon. Nuk dua që ta bëj një gjë të tillë. Në listën time janë futbollistë që flasin për futboll, nuk kërkoj tituj të lehtë. Dua anekdota, mësime dhe … më të mirë”.

Intervistat më të mira sigurisht janë ato te skuadra e Barcelonës, një gjë që bullgari e ka pranuar: “Intervistat më të mira janë brenda familjes, që është Barcelona. Kur fola me Messin, ndjeva se e kuptuam njëri-tjetrin në të gjitha aspektet, sepse kemi provuar të njëjtat situata. Nuk ka asnjë tjetër si ai”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP