Strakosha: Do të gënjeja nëse nuk do më interesonte Dortmundi!
Tomas Strakosha bën një hap drejt largimit nga Lazio. Portieri i Kombëtares sonë ka konfirmuar interesimin e Dortmundit, ekip që ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër. Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazio, që pas rikthimit nga infektimi me Covid-19, ndalesë që u shoqërua më vonë edhe me një lëndim muskulor.
“Po flasim për një skuadër të madhe, të rinj shumë të talentuar. Do të ishte interesante të jesh atje, mbi të gjitha në një stadium që tejmbushet dhe me tifozë që dhurojnë një atmosferë spektakolare. Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më intereson. Sinqerisht, kush nuk do të tundohej nga një ofertë e tillë”, janë fjalët e gardianit Strakosha i intervistuar media gjermane e Sky Sport.