Strakosha: Duhet të punoj dhe të ndihmoj Lazion, Hysaj na sjell përvojë!

Pas një sezoni të vështirë, ku për pjesën më të madhe ishte i detyruar që të qëndronte në stol, Thomas Strakosha është gati për sezonin e ri si protagonist. Në një intervistë të dhënë për “Lazio Style Channel” ka thënë se është gati për të ndihmuar bardhekaltrit.

“Nuk na intereson shumë kalendari, jemi të fortë, duhet të jemi të përqendruar te vetja jonë, të ndryshojmë gjërat me trajnerin e ri, shpresoj sa më parë. Sarri kërkon shumë intensitet në stërvitje, ndërsa rikuperimet janë shumë të shkurtra dhe kjo më bëri përshtypje. Ne tashmë e kemi njohur Sarrin, e dimë se gjithmonë përpiqet të marrë më të mirën nga lojtarët e tij, ne jemi shumë të kënaqur me ardhjen e tij. Felipe Anderson dhe Hysaj janë të dy lojtarë shumë të fortë dhe me përvojë. Na ka munguar shumë Felipetto, e kam parë atë shumë të motivuar.

Nëse ai është i motivuar edhe ti e kupton se ai do të jetë një armë shtesë. Për Hysajn di çfarë të them, e njoh. Edhe për shkak se ne luajmë së bashku në ekipin kombëtar dhe këtë vit e di që do ta shoh pothuajse gjithmonë, ai do të lodhet nga unë. Ai është shumë me përvojë, ka luajtur në shumë role dhe do të na japë një dorë të shkëlqyeshme.

Është gjithmonë një ëndërr për mua të jem këtu, nuk mendoja se mund të arrija këtë numër paraqitjesh. Jam shumë i lumtur, por dua të përmirësohem në mënyrë që të vazhdoj të luaj këtu dhe të argëtohem. Ky është viti im i dhjetë te Lazio, unë kam parë më shumë Lazion sesa familjen. Unë gjithmonë i kam dhënë respekt Lazios, pasi klubi gjithmonë ma ka dhënë mua. Dua ta ndihmoj ekipin duke luajtur”, deklaroi Strakosha.

 

 

SHKARKO APP