Strakosha: Ëndërroj që fëmijë që të luajë në Premier League

Thomas Strakosha është në kërkim të skuadrës së re pasi ka mbyllur kontratën me Lazion. Portieri shqiptar fitoi dy Kupa Italie dhe po kaq Superkupa me bardhekaltrit nga Roma.

Kontrata i ka përfunduar dhe 27-vjeçari do të zgjedhë lirisht klubin e radhës në karrierë. Sirenat angleze nuk kanë munguar. Fulham i kë bërë një ofertë konkrete, teksa ka interesim edhe nga Chelsea.

Strakosha e ëndërron që kur ishte fëmijë kalimin në Premier League, ndërkohë që foli për gazetarin Fabrizio Romano në lidhje me situatën e tij dhe interesimin nga ishulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Jam vërtet i nderuar që emri im lidhet me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier League që kur kam qenë fëmijë”, tha Strakosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?