Strakosha është muri anti-Juve, portieri shqiptar vendimtar në sfidat e fundit
Lazio beson shumë të një fitore e mundshme e Superkupës së Italisë falë një formë fantastike të sulmuesve, por pa pritjet e Thomas Strakoshës, golat e Immobiles, asistent e Luis Albertos dhe sprinti i Correas do të kishin më pak vlerë. Portieri i kombëtares sonë është transformuar në tre fitoret e fundit ndaj Juventusit, duke qenë thuajse gjithmonë protagonist.
Duke nisur nga Superkupa e gushtit të vitit 2017, kur shpëtoi një gol të sigurt ndaj Cuadrados dhe më pas bëri disa ndërhyrje vendimtare ndaj Dybala-s dhe Higuain. Do të dorëzohej vetëm në dy magjitë e Dybala-s, i cili shënoi dy gola në harkun e 6 minutave, por që sërish nuk do të vlenin shumë pasi Murgia realizoi golin e fitores 3-2 në minutën e tretë shtesë.
Gjërat shkuan edhe më mirë në tetorin e vitit 2017m teksa në duelin e luajtur në Torino, Thomas bën një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Khediras, prt me këmbë një tentativë të Higuain dhe në fundin e ndeshjes vjen “qershia mbi tortë”, arrin që të ndalë Dybala-n nga pika e bardhë. Evitoi barazimin e Lazios në minutën e fundit.
Duke arritur te ndeshja e para dy javëve, kur skuadra e Inzaghit arriti që të fitonte me rezultatin 3-1, duke i shkaktuar humbjen e parë dhe të vetme këtë sezon Juventusit. Strakosha ishte sërish protagonist duke bërë 4 super pritje, teksa e fundit ishte nga një goditje me kokë e Cristiano Ronaldos. Jo vetëm ndaj Juventusit, portieri shqiptare ishte fantastik edhe ndaj Cagliarit, duke e mbajtur skuadrën e tij në lojë kur rezultati ishte 1-0 për vendasit.
Faqja zyrtare e Seria A, e ka versuar si portierin më të mirë të javës në kampionatin italian. Portieri shqiptar i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një nga portierët më të mirë në botë, teksa rruga është e duhura. Përpara është një tjetër sfidë ndaj “Zonjës së Vjetër”, teksa Lazio me të në portë ndihet mëse e sigurt. /Rozalb Lika-Koha Jone/