Strakosha: Falënderoj Taren, besoi nga dita e parë deri në të fundit te unë!

Portieri i Lacios, Tomas Strakosha ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Channel”, ku ka falënderuar Igli Taren, Simone Inzaghin për besimin që i kanë dhënë te skuadra bardhekaltër. Gardiani shqiptar kujtoi që sfida më e veçantë për të ishte ajo ndaj Juventusit, kur fitoi pas 15 vitesh.

“Gjithçka që po vjen nuk e prisja. Falënderoj Zotin për këto momente, me punë të palodhur dhe qëllime të mira mund të merren rezultate të mëdha. Kam shumë ndeshje në zemrën time. Ajo që do të mbetet gjithmonë është sfida në Torino kundër Juventusit, ku fituam pas 15 vitesh.

Tare dhe Inzaghi janë figura referimi, por edhe Grisons, Zappalà dhe familja janë për t’u falënderur. Drejtori (Tare) ka pasur gjithmonë besim te unë, që nga dita e parë deri në të fundit, edhe kur nuk besonte asnjë. Vetë trajneri tregoi besimin e tij duke më vendosur në fushë kur askush nuk e priste një gjë të tillë. Për këtë arsye i falënderoj të gjithë dhe dua t’ua paguaj me punë këtë gjë.

Karantina? Është këndshëm të rikthehesh në normalitet përsëri dhe të shkelësh në fushë. E kam kaluar kohën duke parë filma dhe duke u stërvitur. Fatmirësisht kisha familjen time pranë. Shokët me të cilët kam folur janë Milinkoviç dhe Marusiç.

Sezoni jonë ka ndryshuar qysh në pjesën e dytë me Atalantën. Aty kuptuam që ne s’duhet të heqim dorë kurrë. U bindëm për potencialin dhe cilësitë tona”. U shpreh Strakosha.

SHKARKO APP