Strakosha fut në “sherr” presidentin e Lazios me trajnerin Sarri
Strakosha është cilësuar si një portier i së ardhmes për shkak të moshës, por dhe të aftësive që ka treguar në elitën e futbollit italian. Gjithsesi në dy sezonet e fundit, situata për të nuk ka qenë më e mira tek Lazio. Presidenti Lotito kërkon ta mbajë ende, por nuk mendon kështu trajneri Sarri, i cili ka dyshime për të.
Trajneri i bardhekaltërve kërkon që futbollisti shqiptar të largohet për të lënë më shumë buxhet për pagat e blerjeve të reja që mund të afrohen në verë.
Në javët në vijim pritet të ketë takime të tjera mes agjentit të Strakoshës dhe klubit kryeqytetas, por me shumë mundësi portieri shqiptar do të pranojë një destinacion të ri, ku edhe mund të sigurojë një pagë më të mirë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

