Strakosha i prekur me koronavirus? Reagon i vëllai i tij në rrjetet sociale

Në orët e fundit në Itali qarkullon një deklaratë e bujshme për portierin e Kombëtares sonë. Bëhet fjalë për Thomas Strakoshën, i cili sipas Massimo Brambatit, ish-futbollistit të Torinos dhe Barit, është i prekur me koronavirus.

Sipas Brambatit, gardiani i Lazios dhe Kessie nuk janë të dëmtuar por janë infektuar me COVID-19, por kjo po mbahet e fshehtë nga Milani dhe Lazio. Megjithatë lidhur me këto deklarata të tij ka reaguar në rrjetet sociale vëllai i Thomas Strakoshës, Dimtri.

“Duhet të keni turp për përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan vëllai i portierit të Lazio.

Lazio, dichiarazioni shock su Strakosha: “Ha il Coronavirus”. E il fratello smentisce

SHKARKO APP