Strakosha në super formë, a e ka bindur Sarrin për të qenë titullar?

Grumbullimi në Auronzo ishte shumë pozitiv për Lazion e Sarrit, që ka vendosur për grupin që do të ketë në dispozicion për sezonin 2021-2022. Paraqitje shumë pozitive ishte nga disa futbollistë.

Thomas Strakosha ishte një nga futbollistët që spikati nga sfidat miqësore. Viti i kaluar ishte i vështirë për të për shkaqe dëmtimesh, por dhe ngaqe nuk u preferua nga trajneri Inzaghi në formacion. Ndryshimi i trajnerit mund të jetë pozitiv për portierin shqiptar.

Mosha e re, kualiteti që zotëron dhe duartrokitjet e tifozëve nga grumbullimi mund të shërbejnë për një fillim të ri për Strakoshën, i cili duket se ka rigjetur formën më të mirë. Reina po mbush 39 vjeç dhe është në fundin e karrierës. Më 2 gusht nis grumbullimi në Gjermani, nga ku do të mësojmë nëse Strakosha do të jetë titullar në ekipin e Sarrit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP