Strakosha nis tratativat me Dortmundin për kalimin në Bundesligë
Borussia Dortmund nuk është e kënaqur nga portierët në dispozicion dhe po vështron në gjithë Europën për të sjellë një gardian cilësor mes katërkëndëshit. Një nga emrat e piketuar është edhe Thomas Strakosha. Gardiani i Lazios mbyll kontratën në verën e vitit 2022 dhe rinovimi nuk është në diskutim.
“Sky Sport” raporton se Borussia Dortmund e ka monitoruar me kujdes situatën e gardianit të kombëtares sonë dhe ka nisur kontakte konkrete për të planifikuar blerjen e tij në verë. Vetë Strakosha është shprehur qartë se është i hapur për aventura të reja dhe se ka një simpati të madhe për Borussia Dortmund dhe tifozët e klubit të Bundesligas.