Strakosha një garanci për Sylvinhon, shkëlqen te AEK duke pritur penallti
Thomas Strakosha po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Portieri i Kombëtares shqiptare, ka qenë shpesh protagonist tek AEK-u në Greqi gjatë këtij sezoni.
Gardiani kuqezi u shfaq vendimtar edhe në një duel delikat, siç ishte ai ndaj PAOK-ut, i mbyllur na barazim pa gola. Në minutën e 12-të, skuadra nga Selaniku kishte mundësinë të kalonte në avantazh, por gjuajtja e Giakoumakis u ndal nga Strakosha.
Portieri kuptoi krahun dhe shmangu golin për skuadrën e tij. Në fund, kjo pritje mori rëndësi të madhe, pasi AEK-u u largua me një pikë, e cila e mban në krye të renditjes me 49 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Olympiacos dhe 3 më shumë se PAOK-u.
KOHA JONË SONDAZH

