Strakosha përkrah Dybala-s, një nga 5 zhgënjimet e sezonit në Seria A

Ky sezon mund të quhet i mallkuar për Thomas Strakoshën në Seria A. Portieri i Kombëtares sonë pasi u infektua me Covid-19 në fillim të sezonit nuk mund që të rifitonte më vendin e titullarit edhe për shkak të një dëmtimi që pësoi më pas. “Gardiani” i njohur është në listën e 5 dështimeve më të mëdha të sezonit në Seria A, sipas faqes “calciodangelo.com”.  Pjesë e këtij vlerësimi negativ janë edhe Kulusevski, Pezzella, Nainggolan dhe Dybala.

“Zhgënjimi më i madh në portë është Thomas Strakosha. Portieri i Lazios është harruar si në ekip ashtu edhe në merkato, duke u bërë portier i dytë pas Reinës. Në fillim të sezonit ishte titullar i padiskutueshëm, me portierin spanjoll 38-vjeçar që bënte rezervën, por situata u përmbys.

Për shkaqe fizike dhe më pas për zgjedhje teknike, shqiptari ka qenë gjithmonë në pankinë, duke bërë që Reina të ngjitet në hierarki. Strakosha ka luajtur vetëm në 6 ndeshje në kampionat, në të cilat ka pësuar 12 gola. Një nga portierët më të mirë të sezonit të kaluar tani ka humbur, edhe në listën e vlerësimeve”, shkruan portali italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strakosha pritet që të largohet gjatë kësaj vere për të nisur një aventurë të re në Premier League ose në Bundesligë, ku interesimi është i madh. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?