Strakosha refuzon rinovimin, mendon për largimin nga Lazio në verë

E ardhmja e Thomas Strakoshës mund të jetë larg Lazios. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Il Messaggero”, skadenca e kontratës të portierit të Kombëtares është në qershor të vitit 2022. Portieri i Kombëtares sonë nuk ka më dëshirë të rinovojë kontratën e tij me kryeqytetasit.

Me shitjen e tij, Lazio pritet të ketë një plusvalecë të madhe duke e parë se e bleu për një shifër prej 75 mijë eurosh nga Panioniosi. Duke parë se aktualisht portieri 25-vjeçar është një zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzaghi, vlera e 30 milionë eurove të kartonit të tij duket e ekzagjeruar, ndaj dhe kjo shifër mund të ulet. Dortmundi mund të jetë destinacioni më i mundshëm, por nuk përjashtohet as një kalim në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?