Strakosha rikthehet me 3 gola të pësuar, Lazio mundet nga Udinese (VIDEO)

Surprizat nuk kanë fund në Seria A. Lazio është skuadra e radhës që ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi, 1-3 përballë Udineses.

Bardhezinjtë dominuan mesditën e sotme, teksa do të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 18-të me një super gol të Aslan, që nuk mundi të ndalej nga portieri Strakosha. Në fundin e shtesës së pjesës së parë, Pussetto përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes laciale.

Në pjesën e dytë, lazio jo vetëm që nuk reagon, por lë hapësira për Forestierin, që të realizojë edhe golin e tretë. Tri minuta më pas, Immobile do të fitonte një penallti që do ta kthente po vet në gol. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP