Strakosha rrëfehet për “The Guardian”: Përballja me Anglinë emocionuese, Premier League një ëndërr!

Thomas Strakosha është më i lumtur kur është i zënë në fushë për të bërë detyrën e tij në katërkëndësh. “Gardiani” i kombëtares sonë është gati për duelin kundër Anglisë qo do të luhet të dielën. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian”, portieri i Lazios foli për këtë ndeshje, por edhe për të ardhmen e tij, që do të jetë një dilemë e madhe gjatë verës.

“Përballja me Anglinë është shumë emocionuese për ne, pasi vjen në një moment të rëndësishëm për të gjithë. Mendoj se Anglia ka disa nga talentet më të mirë në botë dhe Premier League është liga më e mirë. Të luash kundër lojtarëve nga Anglia është gjithmonë entuziazmuese dhe të luash ndaj tyre të lë të kuptosh se je në një nivel për të konkurruar me ta”, tregon portieri.

Fitorja për Shqipërinë do të ishte historike për vendin dhe një dhuratë për njerëzit. “Unë mendoj se do të ishte e pabesueshme, veçanërisht tani me situatën Covid. Do të ishte diçka fantastike, pasi kanë qenë vite të vështira”.

Strakosha shpesh herë ka qenë i përfolur për një transferim në Britani, ku klube të mëdha si Chelsea, Liverpool dhe Everton kanë shfaqur dëshirën për ta pasur në ekipet e tyre.

Thomas Strakosha celebrates Albania’s 2-0 Nations League win in Belarus last September with Enea Mihaj.

“Më pëlqen se si luajnë në Premier league. Ata luajnë aq shpejt, ka shumë gjuajtje dhe ke shumë punë për të bërë. Mua më pëlqen të kem shumë punë, pasi më lejon të tregoj më të mirën dhe më rrit adrenalinën. Unë besoj se Premier League ka futbollin më të mirë: shpejtësinë, reagimi që ke kur sheh një ndeshje. Sheh ndeshje me rezultat 3-0 deri në minutën e 88-të dhe më pas përfundon 3-3. Ka momente të çmendura në Premier League dhe tifozët janë kaq afër fushës, është e pabesueshme. Do të dëshiroje të luaje 2 ndeshje në ditë për ndjesinë e pabesueshme që të jep. Kur kam qenë atje për të luajtur miqësore kundër skuadrave angleze, atmosfera ishte e pabesueshme. Të gjithë e kanë ëndërr të luajnë në Premier League”.

Strakosha po ndjek hapat e babait të tij portier, Foto, një ish-kapiten i Shqipërisë që fitoi 73 ndeshje. Ai brez u frenua nga komunizmi për të luajtur jashtë vendit deri në vitin 2990. Thomas lindi në 1995 në Greqi, ku babai i tij po luante për Olympiakos, teksa refuzoi helenët për të luajtur për ngjyrat kuqezi.

U dashurova me futbollin që i vogël falë babait tim. U dashurova shumë shpejt me rolin e portierit gjithashtu, më pëlqente të vendosja dorashkat, të shihja tim atë të priste topin dhe të ndalonte gjuajte që të mos lejonte ekipet të shënonin. Për mua, ishte dashuri me shikim të partë. Ajo që babai dhe familja ime më kanë treguar për jetën, jo vetëm futbollin, është se ata që punojnë shumë mund të kenë karriera të mëdha në çfarëdo industrie që të zgjedhin.

E vetmja gjë që duhet të bëjmë tani, është të jemi të pjekur sa duhet dhe t’i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje, që të bëjmë realitet ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror. Por kam bindjen se kemi talentin e duhur dhe me stafin e trajnerin, kemi një situatë të mirë për të bashkuar stile të ndryshme nga vende të ndryshme në një skuadër te Shqipëria” ,u shpreh Strakosha për “The Guardian”. /Koha Jone/

SHKARKO APP